GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

 

Bilbili e Kaloshi vranë Jurgen Hoxhën e Zamir Latifin, iu shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkuti. Në atentatin për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares u plagosën Bujar Turku e Marjus Xhepexhiu.

 

I shumëkërkuari për vrasje, Orges Bilbili u arrestua në datë 10 dhjetor 2020 gjatë një përplasje me armë me një efektiv në Tiranë. Bilbili u ndalua nga Policia dhe iu kërkuar leja që kishte marrë për të dalë nga banesa në kuadër të masave për koronavirusin, por ky i fundit ka refuzuar, ndërsa pas pak sekondash ka dashur të largohet pa dhënë sqarime.

 

Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. Ai ishte gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *