Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër dhe disa fshatra përreth.
Dhjetëra efektivë bastisën shtëpitë e personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia.
Ky operacion vjen me urdhër të SPAK dhe prokurores Elida Kaçkini, ndërsa burimet bëjnë me dije se janë gjetur armë dhe sende te ndaluara.
Këto objekte të sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Po të njëjtat burime bëjnë të ditur që janë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Safet Bajrit, në Shkodër ku është sekuestruar një sasi parash.
Zyrtarisht ende nuk janë dhënë detaje nga policia, ndërsa nuk konfirmohet të ketë patur persona te arrestuar gjatë operacionit.
Ky është kontrolli i radhës i paraprirë nga disa te tjerë qe pas atentatit te Dobraçit me 4 viktima, ku ende për këtë ngjarje nuk ka asnjë te arrestuar.
Atentati në zonën e Dobraçit në më 30 tetor po hetohet nga Spak pasi Prokuroria dyshon se vrasjet u kryen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Një makinë në lëvizje me të paktën 3 autorë qëlloi me armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici vdiq në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë në spital.
Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Në këtë masakër, të vdekur mbetën edhe bashkëshortët bashkim e Flutura Basha që po udhëtonin më motor në momentin e atentatit.
Pista kryesore është përplasja mes grupeve të Shkodrës, ndërsa dy nga autorët e dyshuar Izmir Sakica dhe Samuel Troshani jane shpallur ne kërkim./vizionplus/tv





