Kronikë
Masakër gjatë faljes në xhami/ Sulmi kamikaz vret mbi 60 besimtarë

Një sulm kamikaze në Kunduz të Afganistanit ka lënë pas një bilanc dramatik.
Të paktën 60 të vdekur dhe të paktën 107 të plagosur është bilanci i masakrës në një xhami shiite.
Reklamë
Të dhënat u konfirmuan nga talebanët pas shpërthimit që ndodhi në qytetin në veri të vendit.
Megjithatë numri i të vdekurve, i siguruar nga burimet spitalore, raportohet se është ende i përkohshëm.
Sulmi kamikaze ka ndodhur gjatë kohës që në xhami zhvillohet falja e të premtes.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




