Ligji i ri për produktet plehëruese, që rregullon importin dhe përdorimin e tyre, si dhe heqja e TVSH-së për imputet duket të kenë dhënë efekt në sektorin e bujqësisë.
Gjatë një takimi me fermerët në Lushnje, ministri Bledi Çuçi foli për ulje të kostove.
BLEDI ÇUÇI
MINISTER I BUJQESISE
“Besoj se edhe zerimi i TVSH-së së imputeve ka dhënë një dorë për uljen e kostos së prodhimit. Gjithashtu ligji i ri për produktet plehëruese ka sjell disiplinimin e përdorimit të plehrave dhe nga fermerë të tjerë.
Certifikimi i produkteve sipas vendeve të origjinës ka rritur ndër të tjera edhe sigurinë ushqimore.
Ligji për produktet plehëruese i miratuar në fillim të këtij viti synon gjithashtu edhe mbrojtjen e mjedisit nga përdorimi i tyre në bujqësi.