Regjisori dhe skenaristi i famshëm Martin Scorsese ka fituar vëmendjen e publikut me filmin e tij të ri “Killers of the Flower Moon”, për të cilin do të marrë çmimin “Ariu i Artë” për kontributin e tij në kinema në Festivalin e Filmit në Berlin, më 20 shkurt. “Ariu i Artë” është çmimi më i rëndësishëm i dhënë në Festivalin vjetor të Filmit në Berlin.

Carlo Satrian dhe Mariete Rischenbeck, drejtorët e këtij Festivali, theksuan se regjisori, skenaristi dhe producenti amerikan është “një model i patejkalueshëm” për “këdo që e sheh kinemanë si artin e formësimit të një historie, në një mënyrë të tillë që është në të njëjtën kohë krejtësisht personale dhe globale”.
“Filmat e tij shoqëruan historinë tonë si shikues dhe qenie njerëzore, personazhet e tij jetuan dhe u zhvilluan brenda nesh, këndvështrimi i tij për historinë dhe njerëzimin na ndihmuan të kuptojmë se kush jemi dhe nga vijmë”, u shpreh Carlo Satrian.

Martin Scorsese ka lindur më 17 nëntor 1942 në SHBA dhe është një nga figurat kryesore të epokës së re të Hollivudit./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *