Subscribe

Në ditën e dytë të marshimit të tyre grevistët e Zharrzës do ta kalojnë natën në Kavajë.

 

Ata do të stacionohen përkohësisht në këtë qytet për të vazhduar drejt Tiranës në mëngjes.

 

Ata kanë përshkruar më shumë se 45 km në këmbë, ndërsa një ditë më parë ndaluan në Lushnje, pranë rreth rrotullimit të Plukut ku kaluan dhe natën.

 

Të mbledhur rreth zjarrit, grevistet i dërguan një mesazh Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Damian Gjiknuri, të cilët sipas tyre kanë injoruar ankesat e tyre ndaj kompanisë se “Bankers Petrolium”.

 

Grevistet njoftuan se do te vendosen përpara Ministrisë se Energjisë deri ne zgjidhjen e plote te kërkesave.

 

Më herët banorëve i ishte premtuar një proces vlerësues për dëmet materiale dhe dëmshpërblim deri në datën 31 Janar, por asgjë nuk ndodhi. Prej kohësh banesat e tyre janë pothuajse të pabanueshme dhe në rrezik për t’u shembur për shkak të shpërthimeve nen tokësore ne puset e naftës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *