E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

“Marrja e kredive të buta e vështirë”

Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri ka sqaruar se pse Shqipëria ka zgjedhur të zbatojë programin 1 mld euro ne partneritet me privatin. Duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë, ministri tha se marrëveshjet me biznesin janë të domosdoshme, pasi Shqipëria e ka ezauruar marrjen e kredive të buta nga organizmat ndërkombëtar.

 

Duke folur për buxhetin e vitit 2018, ministri tha se risku i thatësirës vijon të jetë një kërcënim për buxhetin.

 

Lidhur me shqetësimin se pas përfundimit të gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit, Shqipëria do të uli kontributin  në ekonomi, ministri  thotë se dy projekte te tjera si Kalivaci dhe hidrocentrali i Shalës do të mund të ekuilibrojnë situatën.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video