Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi mjaftë të rëndësishme arritjen e marrëveshjes me presidentin e SHBA-, Donald trump, për ndihën ushtaralke ndaj Ukrainës.
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Rute theksoi se Trump e kishte kontaktuar të enjten, duke i shprehur gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake të domosdoshme për mbrojtjen ndaj Rusisë – por me kusht që koston ta mbulojnë vendet europiane, gjë që Rutte e quajti “krejtësisht të arsyeshme”.
“Marrëveshja bazohet në suksesin e madh të samitit të fundit të NATO-s dhe tregon se vendet europiane po angazhohen gjithnjë e më shumë për mbështetjen e Ukrainës,” deklaroi Rutte.
Ai konfirmoi se disa shtete kanë shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me marrëveshjen, përfshirë Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë.
“Kjo është vetëm vala e parë – do të ketë edhe të tjera,” theksoi Rutte, duke shtuar se NATO do të punojë ngushtë me Ukrainën për të identifikuar nevojat konkrete në terren.
Sipas tij, marrëveshja do t’i mundësojë Ukrainës të marrë “një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake – që nga mbrojtja ajrore e deri te raketat dhe municionet”.
Më tej kreu i NATO tha se Putin duhet ta marrë shumë seriozisht paralajmërimin e Donald Trump, ndërsa kritikoi veprimet e fundit të Rusisë, duke i quajtur sulmet ndaj qyteteve ukrainase si “të papërshkrueshme dhe pa lidhje me objektiva ushtarakë.
“Nëse do isha në vendin e Vladimir Putinit pas kësaj deklarate, do ta rishikoja me serioz qasjen ndaj negociatave për Ukrainën,” përfundoi Rutte.





