Subscribe

Kryeministri Albin Kurti tha sot se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet saktë në të gjithë përmbajtjen e saj dhe sa më shpejt. Në një deklaratë për gazetarët ai theksoi nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm apo të njëanshëm të marrëveshjes.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka mos të zbatohet. Ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes dhe as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë as zbatim të njëanshëm. Prandaj marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë, duke marrë pjeset e preferuara.”

 

Kurti u shpreh gjithashtu se me urgjencë duhet të nisë gjetja e trupave të humbur gjatë viteve të luftës.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Ndërkaq te fjala juaj që përdrërt urgjencë është pikërisht te fjalia që ka të bëjë me të pagjeturit. Përkatësisht me të zhdukurit me dhunë. Lexojeni tekstin, deklarat politike të kujtdo qoftë janë për ti shërbyer procesit. Mirëpo tash keni një marrëveshje , nuk keni nevojë të vendosni asnjë deklaratë ose prenoncim publik apo politik  mbi tekstin e marrëveshjes bazë. Edhe njëherë po ritheksoj që fjala urgjencë është te cështja e të pagjeturve.

 

Takimi i rradhës do të zhvillohet në 4 Prill, në Bruksel, mes kryenegociatorëve përkatës nga Prishtina dhe Beogradi dhe do të ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *