Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

Marrëveshja PS-Rithemelimi, Basha: Zelli revolucionar i 5 muajve u zerua pas pazarit të arritur

5 Prill 19:18

Në seancën parlamentare të kësaj të enjte, me 110 vota pro u miratua amnistia penale.

Kjo gjë u arrit pas marrëveshjes së dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së, për t’iu rikthyer në normalitet jetës parlamentare.

Lexo edhe :

Related Posts

"E kemi lënë të flasë me veten", Bardhi i përgjigjet Bashës: Nuk kemi gjë në dorë për të ndikuar te SPAK

Por kundër kësaj marrëveshje ka dalë kreu i PD Lulzim Basha, i cili tha se mes tyre ka një Pazar, për aq kohë sipas tij sa zelli revolucionar prej 5 muajsh u zerua.

Ai shtoi se kjo marrëveshje me PS, preu besën e demokratëve, të atyre që i kanë ndjekur për kaq kohë kundër qeverisë.

“Mbrëmë e panë mirë të gjithë shqiptarët, e panë edhe ata të shkretë që i kanë ndjekur sa e sa muaj se ku është pazari dhe për çfarë bëhet pazari. Mbrëmë e pamë se si u zerua zelli revolucionar i 5 muajve, e them këtë jo pa ironi që për 5 muaj revolucioni nuk solli asnjë të mirë për demokratët. I preu fytin opozitës parlamentare, ndërkohë që Edi Rama vazhdonte ngrinte kartonat, miratonte buxhete, ligje, shpronësime, investime strategjike për miqtë e vet të korruptuar dhe për bandat kriminale, por opozita nuk arrinte dot as të bënte një diskutim të vetëm për buxhetin e shtetit. 7 miliardë euro buxhet, s’pikon asgjë për fermerin shqiptar. Pse? Se po bënim revolucion pra. Ku një natë të bukur revolucioni mbaroi.

Si mbaroi revolucioni? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi. Falen ata që janë në burg dhe ndalet procesi për ata që jënë në proces gjyqsor, drejtorët e korruptuar, zyrtarët e korruptuar. Ndërsa protestuesit në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsionit dhe kundër kriminializimit të shtetit, nuk përfitojnë. Dhe përfshirë edhe protestuesit e kësaj dege.

Edhe sot, edhe javën e ardhshme do të jenë në gjyqe, sepse kauza e turpshme e pseudorevolucionit përfundoi në një Pazar me përfitues të vetëm Edi Ramën dhe me humbës interesin e çdo shqiptari”, tha ai./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Basha PS rithemelimi

Nga e njëjta kategori

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i autorit: Tentoi të largohej me automjetin e vëllait

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori në Lushnjë! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet për marrdhënien me Salah

më shumë...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën, Italia ashpërson Kodin Rrugor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.