E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Marrëveshja PS-Rithemelim, Ambasada e SHBA: Anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre

Ambasada Amerikane e akredituar në Tiranë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes PS-së dhe grupit të Rithemelimit, e cila do të sjellë edhe normalitetin në parlament.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada Amerikane thekson se është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Sipas ambasadës institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.


Postimi:

???????? Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë