E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Marrëveshja për targat, ministrja Xhaçka përgëzon Kosovën dhe Serbinë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përgëzoi Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur në Bruksel në lidhje me reciprocitetin e targave dhe zhvillimeve të tensionuara në veri të Kosovës.

 

Në një postim në “Tëitter”, Xhaçka shprehet se e vetmja mënyrë për të vijuar bashkëpunimin është vazhdimi i dialogut.

 

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë, në frymën e bashkëpunimit ndaj të cilit Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”, shkruan ministrja e Jashtme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë