E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Marrëveshja për pengjet/ Mblidhet kabineti izraelit, propozimi për gjetjen e “gjuhës së përbashkët” me Hamasin

Kabineti i plotë izraelit pritet të mblidhet mbrëmjen e kësaj të marte, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme pengjesh.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se diskutimet mund të konkludojnë në arritjen e një fjuhe të përbashkëte pas shumë tentativave të dështuara mbi këtë çështje.

 

Reklamë

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se po bëhet përparim në lirimin e mundshëm të pengjeve që mbahen në Gaza.

 

“Ne po bëjmë përparim. Nuk mendoj se ia vlen të thuhet më shumë, edhe në këtë moment, por shpresoj se do të ketë lajme të mira së shpejti,” tha Netanyahu.

 

Marrëveshja me Hamasin kërkon lirimin e 30 fëmijëve dhe 20 grave, tetë prej të cilave janë nëna. Mbi 230 pengje të të gjitha moshave dhe kryesisht civilë janë rrëmbyer nga Hamasi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë