Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur pasditen e sotme në Parlament lidhur me marrëveshjen e arritur me Shqipërinë për emigrantët.

Sipas marrëveshjes, në Gjadër të Lezhës do të ndërtohen kampet të cilat do të presin emigrantët që përmes Italisë synojnë të arrijnë në BE.

Megjithatë, kjo marrëveshje ka pasur kritika nga opozita shqiptare dhe ajo italiane.

Meloni u shpreh e keqardhur që kryeministri i vendit Edi Rama është kritikuar pikërisht nga Italia.

Meloni: Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës kanë ardhur nga Italia, ku Rama është sulmuar nga shumë anë se ka ndihmuar Italinë. Me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh vendin. Pakti “po ngjall interes të vërtetë”, me gjithë respektin e duhur për ata italianë dhe ata persona në BE që duan vetëm të shkatërrojnë çdo përpjekje.

Meloni shtoi se janë në diskutime të vazhdueshme me Komisionin e BE-së në mënyrë që marrëveshja të jetë në përputhje të plotë me të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.

Meloni: Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë është e destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët dhe për të lejuar hyrjen në territorin evropian vetëm për ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare. Ka dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar angazhimin për respektimin e plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *