Subscribe

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë amerikane Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se në vendin tonë po shfaqet epoka e artë e gazit.

Kreu i qeverisë e vlerësoi shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare këtë projekt të sjelljes së gazit të lëngshëm në TEC e Vlorës.

Rama ia adreson meritat ambasadores Yuri Kim, për të cilën thotë se pa të do të ishte e pamundur arritja e kësaj marrëveshjeje.

“Më duhet të them asnjë prej të dyjave nuk do ishte e mundur pa dikë që është këtu në këtë takim, që natyrisht është grua. Sepse vetëm gratë e forta mund të bëjnë të mundur gjërat e tilla. Dhe që është ambasadorja amerikane. Ia doli të hapë një hap më tej këtë marrëdhënie. Dua të falënderoj dhe dikë tjetër, të cilin besoj që do t’i jap një shtyjë të pabesueshme moralit të vet shqiptarëve, pasi duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin e lëngshëm natyror, dhe duke ia dalë që të vëmë në jetë, operative një nga skalionet, që ka qenë dështim. 130 milion dollarë u shpenzuar shumë keq. E di që për Egzonin këto janë qindarka, por për Shqipërinë është vlerë e jashtëzakonshme. Konvertimi i TEC-it të Vlorës nga nafta në gaz ësthë hap i jashtëzakonshëm. Kemi një shprehje, me dy gurë vrasim një zog. Dy projekte shumë të rëndësishme. Epoka e artë e gazit e parashikuar nga Agjencia, po shfaqet në Shqipëri. Mund të jetë veçanërisht e artë për Ballkanin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *