Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore. Marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

 

Përfundimi i procedurave u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi një “superlajm”.

 

“Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *