Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Pakti Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, Trump: Vendet do jenë më të...

Tragjedi në Spanjë/ Ushtari humb jetën gjatë betejës me...

SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit, çfarë...

Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...

Burri me Alzheimer harroi që ishte i martuar prej...

WSJ zbulon planin sekret të Iranit: Shfrytëzoi armëpushimin 60-ditor...

SHBA/ Përmbytje katastrofike në Indiana, të paktën 7 të...

“Paralizohet” lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, asnjë anije mallrash...

Tronditet bota e kinematografisë, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare...

Kushner në mision për Gazën, takim me Netanyahun në...

Marrëveshja e Ohrit/ Lista Serbe nuk ndryshon qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhje

20 Mars 17:13

Krerët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ia kanë rikonfirmuar të hënën ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.

 

Këto zgjedhje do të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre më 18 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

 

Përmes një komunikate për media, Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se do ta mbajë këtë qëndrim derisa të plotësohen dy kushte: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e të gjitha njësiteve speciale nga veriu i Kosovës.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka caktuar 22 marsin si afatin e fundit të aplikimit për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

 

Sipas KQZ-së, deri më tani janë të certifikuar 11 kandidatë për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

 

Të 11-it janë të certifikuar nga afati paraprak, i dhjetorit të vitit të kaluar, kur ishte planifikuar të mbaheshin zgjedhjet, pasi në afatin e ri, të hapur në mars, nuk është dorëzuar asnjë aplikim shtesë.

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të organizohen në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – pas dorëheqjeve të kryetarëve të tyre, në nëntor të vitit të kaluar.

 

Dorëheqjet e tyre, si dhe dorëheqjet kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, kanë qenë shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

 

Prej vitit 2013, kur është formuar kjo parti, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.

 

Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së rregullisht përmend nëpër raporte se, Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”.

 

Ambasadori Hovenier ka thënë ditë më parë, në një takim me gazetarë, që nëse do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në takimin që është mbajtur në Ohër, më 18 mars, diçka e tillë mund të çonte në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri.

 

Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 18 mars– para nisjes së takimeve në Ohër – që do të dëshironte të diskutohej për këtë temë.

 

“Ne do të donim t’i shihnim qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhje. Unë mendoj se i kanë disa shqetësime se si do të dukej përfaqësimi i tyre. Por, jam me shpresë që pas ditës së sotme [18 mars], ne do të kemi një diskutim të ri me ta sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Escobar në intervistë.

 

Në takimin e Ohrit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

 

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

 

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

 

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë – pas arritjes së marrëveshjes – se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

 

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

 

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

 

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

 

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

 

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
asociacion kosove propozimi europian Serbi zgjedhje

Nga e njëjta kategori

I dyshuar për atentatin ku u ekzekutuan Dani dhe Shaljani, kush është Ylli Zalla që përfundoi sot në pranga! Si i shpëtoi disa herë policisë

më shumë...

Me kallashnikov dhe fishekë, ku u arrestua i shumëkërkuari Ylli Zalla

më shumë...

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

më shumë...

Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:45

Pakti Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, Trump: Vendet do jenë...

11:36

Hapen aplikimet për infermierë, profesionistët e Shkencave...

11:27

Kopshti i ëndrrave mund të bëhet i...

11:24

Tragjedi në Spanjë/ Ushtari humb jetën gjatë...

11:01

I dyshuar për atentatin ku u ekzekutuan...

10:52

Arrestimi i të shumëkërkuarit  Ylli Zalla, reagon...

10:40

SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të...

10:37

Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari...

10:31

Burri me Alzheimer harroi që ishte i...

10:25

Me kallashnikov dhe fishekë, ku u arrestua...

10:17

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

10:10

WSJ zbulon planin sekret të Iranit: Shfrytëzoi...

10:05

Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda

9:49

SHBA/ Përmbytje katastrofike në Indiana, të paktën...

9:44

Kriza politike në Kosovë, deputetët e PDK-së...

9:43

Ministria e Mbrojtjes informim mbi situatën e...

9:38

“Paralizohet” lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, asnjë...

9:36

Tronditet bota e kinematografisë, ndërron jetë në...

9:22

Kushner në mision për Gazën, takim me...

9:04

E jashtëzakonshme, 15 ditë i bllokuar në...

Më të klikuarat

  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • “Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentati...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.