Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Begaj: Zbatimi i plotë thelbësor për një paqe të qëndrueshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza.
Në një postim në rrjetin social X, Begaj shprehet se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.
“Pëshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.
Welcomed the ceasefire agreement in Gaza, marking an end to over 15 months of conflict.
ReklamëI applaud the mediation efforts of the United States, Qatar, Egypt and others.
Full implementation of the agreement is essential for a lasting peace and relief for those affected in the…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 16, 2025
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump njoftoi dje se është arritur marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump në Truth Social.
“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen shkurt. Faleminderit”, shkruan ai.
Gjithashtu një zyrtar është shprehur për BBC se marrëveshja u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit.
“Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe më vete me negociatorët izraelitë në zyrën e tij”, u shpreh ai, shkruan BBC./vizionplus.tv




