E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Marrëveshja Brexit, May: Refuzimi i propozimeve do të nënkuptonte paqartësi

Britain's Prime Minister Theresa May makes a statement on the Brexit negotiations following a European Union summit in Salzburg, at no 10 Downing Street, central London on September 21, 2018. - British Prime Minister Theresa May said Friday the European Union's abrupt dismissal of her Brexit plan was not acceptable, as she conceded talks were "at an impasse". (Photo by Jack Taylor / POOL / Getty Images) (Photo credit should read JACK TAYLOR/AFP/Getty Images)

Britania mund të jetë “në ujëra të paeksploruar” nëse ligjvënësit refuzojnë marrëveshjen e Brexitit, ka paralajmëruar kryeministrja britanike, Theresa May, e cila e ka negociuar këtë marrëveshje.

 

Në një intervistë për gazetën Mail, May ka thënë se refuzimi i propozimeve të saj do të nënkuptonte “paqartësi” të mëdha për shtetin.

 

Reklamë

Ajo ka paralajmëruar anëtarët e Parlamentit se veprimet e tyre mund të çojnë në zgjedhje dhe se ka “një rrezik të vërtetë” që të mos ketë Brexit fare, apo dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

 

Zyra e May më herët ka hedhur poshtë raportimet e mediave, se kryeministrja do ta shtyjë votimin në Parlament, që është paraparë të mbahet më 11 dhjetor, ku do të votohet për Brexitin.

 

Muajin e kaluar, Qeveria e kryeministres May ka arritur marrëveshje me Brukselin rreth Brexitit, ku janë pajtuar për kushtet në bazë të të cilave, Britania do të largohet nga BE-ja në muajin mars. Megjithatë, kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe në Parlament./Daily Mail

Vazhdo të lexosh

Reklamë