Kosova dhe Izraeli do të zyrtarizojnë të hënën nisjen e marrëdhënieve diplomatike.

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se marrëveshja do të nënshkruhet nesër.

 

“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit. Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, u shpreh Hoti në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *