Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh brenda shtëpisë së Ferma VIP, ku afërsia mes tyre tërhoqi vëmendjen e publikut, Elinara dhe Erandi më në fund kanë folur hapur në Ferma Club për marrëdhënien mes tyre. Edhe pse asnjëri nuk e ka pranuar publikisht një lidhje dashurie, ndjesitë dhe afërsia mes tyre ishin të dukshme gjatë gjithë spektaklit.
Elinara, më e sinqertë dhe emocionale, pranoi se ka patur ndjenja, por kuptoi se Erandi nuk e dashuron.
“Sigurisht që një ndjesi e kisha karshi Erandit në ‘Ferma VIP’, sepse ka cilësi të një zotërie fisnik. Por mbetet në këto konture. Aty ishte lojë dhe reality show. Nëse Erandi do më bënte të besoja që më ka për zemër… Erandi zgjodhi pishtarin. Më eliminoi mua dhe zgjodhi veten. Aty kuptova që nuk më dashuron. Por e ka lojë. Kam kaluar kaq etapa në jetë sa të kuptoj kaq gjë. Nëse do ketë zhvillim jashtë, mbetet për t’u parë. Erandi mund të zgjidhte dashurinë, por zgjodhi lojën.”
Ernadi pranoi se këto fjalë “e shokuan”
/vizionplus.tv