9 marinarë të huaj nga te cilet 8 sirianë dhe një egjiptian, qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në kushte të vështira në Portin e Durrësitm, pasi policia konstatoi se anija me të cilën ata udhëtonin, kishte 850 mijë litra karburant kontrabandë.
Federata e Transportit dhe Telekomunikacionit i bën apel autoriteteteve që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë marinarët për shkak të kushteve në të cilat po jetojnë.
“Janë në vështirësi për ushqim, për ujë, veshje. Shqetësimin e kemi ngritur deri në ministrin e infrastrukturës, janë në kushte të vështira jetike. ju bëjmë thirrje organeve që të reagojnë. Ministria na tha që po e ndjek me vëmendje këtë problematikë.”, tha Tonin Gjinaj, sekretar i pergjithshem i Federates se Transportit dhe Telekomunikacionit.
Pas operacionit policor, marinarët janë lënë në detyrim paraqitje dhe autoritetet kanë bllokuar pasaportat e tyre, që t’i pengojnë të largohen nga vendi.
/vizionplus.tv





