Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr....

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të...

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

MARINA ORIKUM SHKËLQEN NË MIPIM 2026! Pavijoni shqiptar “magnet” për investitorë e profesionistë

14 Mars 13:08

Panairi më i madh ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme që u zhvillua në Kanë të Francës dhe u përmbyll dje, mblodhi edhe këtë vit mbi 20 mijë investitorë, zhvillues dhe profesionistë të industrisë nga e gjithë bota. Në një event ku u prezantuan projektet më ambicioze të zhvillimit urban dhe turistik, projektet nga Shqipëria ngjallën mjaft interes, ndërsa një nga projektet që spikati më shumë ishte “Marina Orikum”, një projekt i “Concord Group”, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri.

I prezantuar në pavijonin e Shqipërisë, mes rreth 85 projektesh zhvillimi, “Marina Orikum” u kthye në një nga pikat më të vizituara gjatë ditëve të panairit dhe përfaqësuesit e “Concord Group” realizuan një numër të madh takimesh dhe diskutimesh mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe investimit.

Projekti synon të transformojë zonën e Orikumit në një destinacion të ri turistik dhe rezidencial në bregdetin shqiptar, duke integruar një marinë moderne për jahte, më të madhen në rajon, me rezidenca luksoze, hapësira hotelerie me 5-yje dhe shërbime turistike të standardeve ndërkombëtare. Koncepti është ndërtuar për të krijuar një destinacion multifunksional që kombinon jetesën elitare, turizmin dhe aktivitetet rekreative në një nga zonat më piktoreske të rivierës shqiptare.

Arkitektura e projektit është konceptuar nga arkitekti austriak Chris Precht, i njohur ndërkombëtarisht për projektet e tij inovative, që ndërthurin arkitekturën bashkëkohore me natyrën dhe qëndrueshmërinë. Vizioni i tij për “Marina Orikum” synon t’i japë jetë një koncepti modern që respekton peizazhin natyror të zonës dhe e kthen atë në një destinacion tërheqës për turizmin ndërkombëtar.

Interesi i shfaqur gjatë MIPIM 2026 konfirmon jo vetëm potencialin e këtij projekti, por edhe vëmendjen në rritje që Shqipëria po merr nga investitorët globalë në sektorin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme. “Marina Orikum” shihet si një nga zhvillimet që mund të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e standardeve të turizmit në vend, duke e pozicionuar rivierën shqiptare gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve elitare të Mesdheut.

Ndërveprimi i “Concord Group” me palë të shumta interesi gjatë këtij eventi prestigjioz ndërkombëtar pritet të përkthehet në partneritete të reja dhe në rritje të vëmendjes ndaj projekteve turistike, me “Marina Orikum” si një stoli të jugut të Shqipërisë dhe si një projekt potencialisht premtues për zhvillimin e turizmit dhe investimeve në bregdetin shqiptar.

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Concord Group marina orikum MIPIM 2026

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga era e fortë, plagoset një i ri

më shumë...

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

më shumë...

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të Regatës Ndërkombëtare Brindisi-Vlorë

më shumë...

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti kur arrestohet Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:59

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët...

10:49

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të...

10:19

Të shtëna me armë zjarri në një...

9:59

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni...

9:40

Disa truke për ta bërë më të...

9:35

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës...

9:17

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen...

9:13

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për...

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.