Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Kush do ta zëvendësojë Trumpin? Vance dhe Rubio, dy...

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon 2,977 viktimat:...

11 Shtatori që ndryshoi përgjithmonë Amerikën dhe botën! 25...

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

“Mariglen Qaton e kam krushk”, Petrit Muhameti: Vëllanë e tij, Alfredin e kam dhëndër. Më ofroi “Vas Konstruksion”, vetëm firmosja dhe merrja lekët nga banka

3 Korrik 13:20

Ditën e sotme po mbahet seanca për dosjen “5D” në Gjykatën e Posaçme. Të pandehur në këtë proces janë Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.

Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar ish-pronari i “IGOR Electric”, Eduart Meta dhe Petrit Muhameti, pronari i “Vas Konstruksion”.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar dëshminë e Muhametit, i cili ka sqaruar njohejn me Mariglen Qaton.

Sipas dëshmisë, vëllai i Mariglen Qatos, Alfred Qato është martuar me gocën e tij. Muhameti thotë se dhëndri i tij, Alfred Qato i ofroi të bëhej pronar i “VAS Konstruksion”, ku nuk duhet të bënte asgjë, vetëm të firmoste.

Petrit Muhameti: Vëllai i Mariglen Qatos, është martuar me gocën time. Kam në pronësi një furrë buke. Ka afërsisht, 16-17 vjet që e kam. Një firmë VAS Konstruksion, mu ofrua të bëhesha pronar, nga viti 2016-2017. Ma ofroi dhëndri im, Alfred Qato. Ëshë një firmë e mirë më tha, do jesh pronar i kësaj kompanie. Nuk do bësh asgjë, ke staf për punën, vetëm do firmosësh. Hapa një llogari në bankë për të tërhequr lekët. Hapa një numër llogarie. Banka më niste njoftim, të tërheq shumën, 40 milionë lekë të vjetra. I merrja lekët, ia jepja Fredit, e shkonin në arkën e vogël të shoqërisë. Dy herë shkova në bankë.

Pas një viti e shita, se pata një operacion zemre. Doktori më tha duhet tu largohem streseve. I kërkova Alfredit të hiqja dorë. Kur e bleva nuk mora lekë, edhe kur e shita me 10 milionë lekë, nuk mora lekë. Nestori nuk më ka kaluar shumë monetare. Kur unë isha ortak, nuk njihja asnjë nga punonjësit. Kam shkuar një herë të kompania.

SPAK: Eduard Metën e njihni?

Dëshmitari:  Më kanë pytur edhe te Byroja për këtë. Nuk e njoh zoti prokuror. Nuk e di kush është. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh. Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. Më pëlqeu se thashë është punë me bankë. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit.

Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë.  Shumat ishin 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40, 18 milionë ishte më e vogla. Më tha Fredi mua, ta takoja Nestorin.

Me Mariglen Qaton, kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D.

Mbrojtja, Ardian Leka pyet dëshmitarin

Petrit Muhameti: Administrator mora vesh ishte Nestori, në 2019. Fredi më tha. Nestorin e kam takuar 3 herë e mbaj mend tamam, por mund ta kem takuar dhe një herë të katërt. E takoja pranë bankës, në bllok. Firmosja unë në bankë për tërheqjen numri im i llogarisë. Asnjë qindarkë nuk kam marrë, asnjëherë. As nga shuma që kam dorëzuar nuk kam marrë. Fitimi më kishin thënë mua kalonte në bankë. Ato tërhiqja une.  Afro 25 muaj ka zgjatur që unë kam shkuar, mund të shkoja një herë në 3 muaj, 4. Kur më sillte mesazh banka.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
dosja 5 d petrit muhameti

Nga e njëjta kategori

Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e Kosovës

më shumë...

Kush do ta zëvendësojë Trumpin? Vance dhe Rubio, dy “trashëgimtarët” kryesorë të epokës MAGA

më shumë...

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon 2,977 viktimat: Amerika nuk mposhtet nga asgjë

më shumë...

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:24

Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e...

9:08

Kush do ta zëvendësojë Trumpin? Vance dhe...

8:51

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon...

8:44

11 Shtatori që ndryshoi përgjithmonë Amerikën dhe...

8:26

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën...

8:20

“Tregohu i kujdesshëm me shpenzimet”, parashikimi i...

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.