E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Marcello Lippi komenton situatën tek Milan: Gattuso nuk ka faj

Situata e vështirë që po kalon ekipi i Milanit gjatë javëve të fundit ka bërë që tekniku Gennaro Gattuso të marrë shpesh përgjegjësi për rezultatet negative dhe t’u dal në mbrojtje lojtarëve të tij.

 

Por edhe pse po cilësohet një nga përgjegjësit kryesorë për rezultatet negative të Milanit, shumë teknikë dhe ish-futbollistë nuk mendojnë kështu.

 

Reklamë

Pas Antonio Cassanos, ka qenë ish-tekniku Marcello Lippi ai që ka deklaruar se fajin kryesor nuk e ka Gattuso por futbollistët e Milanit.

 

“Me Rinon kam një lidhje të fortë, e dua vërtet shumë. Momenti që po kalon te Milani nuk është ndër më të mirët, por karriera e trajnerit i njeh të tilla rrethana. Teksa i dërgoj një përqafim të ngrohtë, i këshilloj të mos marrë gjithmonë të gjitha fajet përsipër. Në këtë mënyrë ndihmon lojtarët të justifikohen dhe të mos marrin përgjegjësitë e tyre”

Vazhdo të lexosh

Reklamë