Subscribe

Kryeministri Maqedonisë Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë qeverisë teknike dhe zgjedhjeve te reja. Duke folur në një konferencë për shtyp, Gruevski tha se te premten do të dorëzojë mandatin.
“Sipas marrëveshjes kryeministri do të duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë që nesër do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje. Ne kemi bërë mjaft kompromis, bile kemi qenë të kritikuar se kemi dhënë shumë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 24 prill. Vendi ynë është në një krizë të thellë politike, verën e kaluar 4 partitë më të mëdha politike bashkë me ndërmjetësuesit e jashtëm, arritëm në një marrëveshje për tejkalimin e krizës. Duhet që të lihen menjane problemet ne menyre që populli dhe shteti të ecë përpara”.
Emri më i përfolur për të zëvendësuar Gruevskin është ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov. Dorëheqja e Gruevskit u njoftua një ditë para vizitës së eurokomisioenrti për zgjerim Johanes Han ne Shkup. Ky i fundit tha përmes një njoftimi ne faqen zyrtare ne internet se “Zgjedhjet e reja parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 24 prill, sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen e korrikut te vitit të kaluar”. Te premten han do te mbaje takime me liderët e katër partive politike ne vend, ku nder te tjera do te diskutohet dhe qeveria e përkohshme deri ne zgjedhjet e prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *