Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para...

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është rrëzimi i...

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në...

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve!

13 Mars 17:56

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë të premten se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.

Maqedonci i bëri këto deklarata pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur një ditë më parë se Serbia ka blerë raketa kineze “shkatërruese”.

Bëhet fjalë për raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina.

“Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, ka deklaruar Maqedonci, duke përmendur se është Serbia ajo e cila shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiç ka thënë se Serbia i ka integruar me sukses raketat e blera kineze në aeroplanët ushtarakë rusë MiG-29, që veçse i zotëron.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Presidenti serb nuk tregoi se sa kushtuan raketat por tha se ato “janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”.

Ministri Maqedonci beson se blerjet e Serbisë nga Kina janë vazhdimësi e politikës së Vuçiçit.

“Republika e Serbisë blerjet ushtarake kryesisht i realizon nga vendet joanëtare të NATO-s. Kryesisht blerjet strategjike Serbia i ka realizuar nga Federata Ruse dhe Kina. Nga Kina, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka prokuruar sistemet raketore kundër-ajrore FK3, HQ-17 dhe HQ-9 si dhe fluturake pa pilot dhe radarë të ndryshëm”.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Ndaj kësaj blerjeje të Serbisë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, i cili paralajmëroi se për këtë çështje do të diskutojë me aleancën e NATO-s.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviçit, Vuçiç tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
maqedonci Raketa Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para stacionin dhe katër gra! Një e plagosur rëndë

më shumë...

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është rrëzimi i regjimit!

më shumë...

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

më shumë...

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit, efektivi Adri surprizohet nga Hita

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:26

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik,...

6:10

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është...

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:50

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.