E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Manojllovski kërkon falje publike për fjalimin e tij pro homoseksualëve

Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, është penduar për fjalët e tij ku kërkoi më shumë të drejta për homoseksualët.

 

 

Me anë të një letre publike, Manojllovski thotë se ka qenë i ndikuar nga debati i zhvilluar për çështjen e homoseksualëve.

Reklamë

 

 

“Kërkoj falje për shqetësimin që shkaktova tek qytetarët dhe votuesit tanë. Fjalimi im i djeshëm në Komisionin për Sistem Politik ishte një qëndrim i imi personal i ndikuar nga debati i zhvilluar në SHBA, ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës.

 

 

Por jam i vetëdijshëm se ky qëndrim është në kundërshtim me politikat e partisë sime, votuesve dhe qytetarëve tanë. Prandaj në të ardhmen edhe për këtë temë do vazhdoj t’i mbështes qëndrimet e subjektit të cilit i takoj”, shkruan Manojllovski.

Vazhdo të lexosh

Reklamë