Subscribe

Kjo natë në “Këndo Këngën Time” i takoi artistes së madhe Manjola Nallbani. Teksa ka dëgjuar këngët e saj permes zërave të rinj, ajo ka sjell një rrëfim ekskluziv ku nuk i fshehu dot edhe emocionet.

Moderatori Ardit Roshi u ndal edhe tek një nga këngët e artistes me titullin “Je fati im” duke e kthyer vite mbrapa artisten.

“Unë besoj shumë te fati i njeriut, besoj shumë te energjia e njeriut. Sigurisht jo në sensin e të qenit fataliste. Ti e di qe do bien tjegulla dhe gurë nga qielli dhe ti prapë të dalësh e të shëtisësh. Jo ta kërkosh vetë punën e fatit e as ti dalësh makinës përpara. Njeriu duhet të bëjë maksimumin në jetën e vetë, për të mirën e vetes dhe për tu përpjekur që ti ti arrish gjërat. Nëse arrin diçka të thuash e arrita këtë sepse u përpoqa shumë.  Po se  ç’kamë një përshtypje që e gjithë kjo punë do të çoj te fati yt,- ka përfunduar Manjola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *