E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manja takon në Ministrinë e Drejtësisë studentët e magjistraturës: Një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat mes sistemeve tona të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në Ministrinë e Drejtësisë studentët e magjistraturës nga landi i Bavarisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se takimi ishte një mundësi e mirë për të ndarë përvojat dhe eksperiencat, si dhe për të promovuar arritjet e reformës në drejtësi, sidomos procesin unik të vetingut.

Postimi i plotë:

 Nuk ndodh shpesh të kemi në Ministrinë e Drejtësisë mysafirë si studentët e magjistraturës nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga gjyqtari z. Gernot Zehelin.

Reklamë

Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe eksperiencat mes sistemeve tona të drejtësisë, si dhe për të promovuar arritjet e reformës në drejtësi, sidomos procesin unik të vetingut, por edhe sfidat e kësaj reforme!

Me studentët e magjistraturës ka gjithmonë gjëra interesante për të diskutuar, dhe mbushesh me motivim!

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë