Subscribe

Refuzimi i ftesës nga ana e presidentit Ilir Meta për të qenë pjesëmarrës në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku diskutohet për shkarkimin e tij, nuk u prit mirë nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja. Në nisje të mbledhjes, Manja tha se presidenti nuk mund të ketë diçka më të rëndësishme se kjo çështje.

 

“Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i Ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju ftoj të kalojmë në fazën e bisedimeve.”

 

Ilir Meta, në përgjigjen e tij, tha se agjenda e datës 6 maj është e paracaktuar dhe nuk ka kohë për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *