Subscribe

Tre muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, tashmë Albin Kurti është zyrtarisht kandidati për kryemintrin e ardhshëm të kosovës.

Pa humbur kohë, presidenti hashim thaci, pasi ka marrë propozimin e lëvizjes Vetëvendosje me emrin e kreut të saj Albin Kurti, ka firmosur dekretin dhe më pas ia ka përcjellë kuvendit.

 

HASHIM THAÇI

 

PRESIDENT I KOSOVËS

 

“Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

 

Ndonëse kreu I shtetit e ftoi në zyrën e tij Albin Kurtin në mesditë, ky I fundit nuk u paraqit, por u mjaftua vetëm me procedure shkresore.

 

Ky nominim vjen ne kohën kur ende mungon marrveshja mes Vetevendosjes  dhe LDK-së për koalicionin. Albin Kurti ka bere te ditur se do te vazhdoje negociatat me Isa Mustafen.

 

ALBIN KURTI

 

KRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJE

 

Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së, por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejshme me synim gjetjen e alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.

 

Kreu I vetevendosjes eshte treguar i prere se nuk do te pranohet oferta e fundit e lidhjes demokratike te Kosoves.

 

 

ALBIN KURTI

 

KRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJE

 

E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata se kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në këshillin e tyre të përgjithshem. Qëndrimi se takohemi vetem në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes, pra qasja merre ose lëre, do të thotë lëre.

 

Për të marrë detyrën kandidati për kryeministër duhet të sigurojë votat e 61 deputetëve dhe brenda 15 ditëve duhet të formojë qeverinë e re, në të kundërt presidenti cakton një kandidat tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *