Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, zhvilloi një takim ditën e hënë me gratë dhe vajzat e Durrësit, ku prezantoi kandidatet në këtë qark.
Para se Rama të merrte fjalën, kandidatet e qarkut ët Durrësit deklaruan se PS në 11 maj do të marrë nëntë mandate në këtë qark, dhe do të jenë vajzat dhe gratë ato që do e votojnë.
“Mandatin e 9-të PS-së do ja japin gratë dhe vajzat e Durrësit”, u shprehën kandidatet socialiste.
Ndërkohë Rama në fjaliën e tij theksoi edhe nga Durrësi se forca më e madhe e PS janë gratë dhe vazjat.
“Është kënaqësi e posaçme të jem këtu me të gjitha ju. Më vjen shumë mrië dhe dua të përsëris edhe këtu që kur shoh këtë pjesëmarrje (plasi syri i keq), sa më shumë të na marrin inat ne aq më shumë zhyten. Megjithatë ne jemi këtu për të ngritur lart Shqipërinë. Edhe këtu më kujtohet kur e nisëm këtë rrugë, PS e Durrësit dominohej nga djemtë, kishte shumë pak gra, patjetër që kishte plot gra dhe vajza që votonin por nuk ishin pjesë e organizimit, në hapësirën ku bëheshin diskutimet, ku merreshin vendimet. Po komentonte dikush, çi ke këto Shqipëria është grua, Europa është grua, po të shkosh në Durrës ça do thuash? Ja po ua them unë që Durrësi është burrë por drejtohet nga një grua. Drejtohet nga një grua që unë e kam shumë shoqe edhe që jam shumë krenar për të, për punën që bën, jam shumë krenar për urtësinë edhe për përkushtimin me të cilën e bën punën pa bërë zhurmë”, tha Rama.





