Me tensione po zhvillohet seanca e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali për shkelje të Kushtetutës dhe përjashtim të opozitës nga procesi i konsultimit me Komisionin e Venecias për çështjen e mandatit të ish-ministres, Olta Xhaçka.
Bardhi tha se drafti i opinionit të Komisionit të Venecias u është komunikuar vetëm deputetëve të Partisë Socialiste, duke përjashtuar tre grupet e opozitës nga mundësia për të dhënë komentet e tyre përpara diskutimeve.
Lexo edhe :
Ditën e nesërme pritet të zhvillohet seanca për Olta Xhaçkën në komisionin e Venecias.
Por, kryeparlamentarja Spiropali thotë se mazhoranca nuk e ka draftin dhe se ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi tha se nuk e kanë draftin dhe iu bashkëngjit kërkesës që t’u vihet në dispozicion sapo të bëhet publik.
Diskutimi:
Bardhi: Çështja e dytë është se ju në shkelje të Kushtetutës vendosët dy herë të refuzonit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i takon ish-ministres së jashtme, Olta Xhaçka. Në cilësinë si Kryetare iu drejtuat për opinion Komisionit të Venecias. Të gjithë grupet parlamentare, kanë qenë të përfshirë në procesin e konsultimit nga Komisioni i Venecias.
Drafti iu është paraqitur ju zyrtarisht dhe në shkelje flagrante të pozicionit tuaj, ju keni bërë me dije Grupin e PS, ndërkohë që tre grupet e opozitës nuk i keni vënë në pozicion draftin që në këtë kemi mundësi përpara diskutimeve të çojmë komentet tona. Ju mund t’ju mos ketë pëlqyer, ndaj e keni mbajtur të fshehur, por e keni detyrim që atë draft opinion që komisionin jua ka kërkuar si autoritet kërkues dhe ti trajtoni të gjithë grupet në të njëjtën mënyrë.
Ju keni ndërtuar delegacionin qe do përfaqësoj Kuvendin në seancë plenare në Komisionin e Venecias dhe ndodh për herë të parë që delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të mazhorancës. Nuk ka ndodhur kurrë dhe asnjë rast. Gjithmonë kanë qenë katër përfaqësues nga Kuvendi, dy nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Ky është rasti i parë në historinë e Kuvendit, vetëm me deputetë të mazhorancës. Dua të di jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia në pushtet? Këtë pozicionin tuaj e keni për ta shpallur Shqipërinë në njëpartiak? Ka më shumë mend zonja Bushka se ne?
Spiropali: Nuk ka asnjë dokument zyrtar nga Komisioni i Venecias. Kur të vijë, do ndahet, PS nuk ka asnjë draft. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë./vizionplus.tv






