E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mandati i Olta Xhaçkës, Peleshi flet pas mbledhjes së grupit socialist: U trajtua me seriozitet

Kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit, ku është ndalur edhe te mandate i Olta Xhaçkës.

Ai fillimisht bëri me dije se në focus të diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e Grupit ishte edhe te buxheti i vitit të ardhshëm. Sa i përket çështjes së Olta Xhaçkës, Peleshi sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është trajtuar me seriozitet.

“Grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet për të adresuar mendime e duhura”, tha ai.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e zbatuam sa i përket futjes në seancën plenare. U zbatua për ta trajtuar në seancë. Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimin pro kundër abstenim që është shprehje e paqartësisë”, tha ai në lidhje me mandatin e Xhaçkës. /vizionplus.tv

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video