Manchester United zhytet në krizë
Luhatjet ne rezultatet e Manchester United ne Premier League, nuk kanë të mbaruar. Djajtë e kuq u mundën 2 me 1 nga Sunderlandi i vendit të parafundit në ndeshjen hapëse të javës së 26 të kampionatit. Kriza tashmë është evidente, dhe mediat britanike aludojnë se rrokada në stol mes Van Gal dhe Murinjos mund të jetë shumë më e shpejte sesa mendohej, edhe pse tekniku holandez pohon se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Sa i takon kronikës së ndeshjes, Manchester United u gjend në disavntazh në këtë transferte që në minutën e 3 pas golit të shënuar nga Khazri, por 6 minuta para fundit të pjesës së parë francezi Martial barazoi rezultatin. Por në të 82 një gjuajte me koke e Kone, bëri që De Gea ta devijonte topin pa dashje ne porten e tij duke sjell humbjen e radhës për djajtë e kuq të cilët mbeten ne 41 pikë, gjithnjë e më larg zonës Champions.
Reali bën detyrën ndaj Bilbaos
Reali i Madridit bëri detyrën në javën e 24 të La Ligës duke mundur në shtëpi 4 me 2 atletik Bilbaon. Skuadra e Zinedin Zidan u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 53 pikë, 1 pikë më pak sesa Barcelona që ka gjithsesi dy ndeshje me pak. Pavarësisht këtij rezultati, duhet thënë që basket zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Diferencën e bëri vetëm konkretizimi i rasteve në pjesën e parë nga madrilenet të cilët shënuan me anë të Ronaldos, Hames Rodriges dhe Toni Kros ndërsa për miqtë barazoi përkohësisht Havier Eraso. Në fund edhe pse me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Varane, Los Blanko shënuan edhe golin e 4 sërish me anë të Kristiano Ronaldos, përpara se miqtë te shkurtonin shifrat me ane te Elustondos.
Dortmund presion Bajernit
Ne Gjermani, Borusia Dortmund shkurtoi përkohësisht ne 5 diferencën me Bayernin e Mynihut te vendit te parë. Skuadra e Trajnerit Tuchel fitoi minimalisht 1 me 0 në shtëpi kundër Hanover 96 në javën e 21 te Bundesligës. Goli i tri pikëve u realizua nga Armeni Henrik Mikhitarian në minutën e 57. Dortmundi tani pret derbin bavarez të kësaj të diele mes Augsburg dhe Bajern Mynih me shpresën se këta të fundit mund të gabojnë.





