E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester United rekord në merkato, arrin akordin me mbrojtësin e Leicester

Manchester United ka bërë goditjen e verës duke vendosur një record të ri në historinë e futbollit britanik.

 

Reklamë

Sipas “The Sun”, djajtë e kuq kanë arritur marrëveshjen me Leicester për transferimin e mbrojtësit Harry Maguire për 80 milion stërlina.

 

Një shifër kjo nga më të lartat që një ekip shpenzon për një mbrojtës.

 

Me këtë goditje, United ka mposhtur edhe rivalët e përjetshëm të Manchester Cityt të cilët ishin vënë në kërkim të shërbimeve të mbrojtësit britanik.

 

The Sun raporton se Maguire do të zhvillojë të hënën testet mjekësore dhe më pas do të bëhet edhe prezantimi i lojtarit.

 

Në këtë mënyrë, Harry Maguire vendos rekordin e mbrojtësit më të shtrenjtë në histori, duke kaluar Virgil van Dijk, që u transferua në janar të vitit 2018 te Liverpool për 75 milion stërlina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë