Nje test i kaluar ne mënyrën me te mire te mundshme per Manchester City dhe Pep Guardiolen ne Champions League. Ne takimin e pare te vlefshëm per raundin play-off, pengesa e fundit drejt fazës ne grupe te ashtuquajturit “qytetaret” fituan me rezultatin e thelle 5-0 ne Bukuresht ndaj Steauas, duke hipotekuar kualifikimin. Nje ndeshje pa histori ne Arena Nacionale dhe me nje dominim total nga ana e miqve, ku preokupimi me i madh ishte gabimi dy here nga pika e bardhe e penalltisë i Kun Aguero. Sulmuesi Argjentinës gaboi ne minutën e 8, por David Silva 5 minuta me vone, kaloi ne avantazh anglezet. Përsëri Kun Aguero, nuk arriti te kthente ne gol nje penallti te mare nga Kolarov ne minutën e 21 përpara se ne fund te pjesës se pare po vete ai te dyfishonte shifrat. Me fillimin e pjesës se dyte një nga lojtaret me te mire ne fushe Nolito, shënoi golin e trete per Manchseter Citin. Fundi i takimit ishte i gjithi per Kun Agueron ne nje mbrëmje te etiketuar nga “ferri ne parajse”. Ne minutën e 79 argjentinasi shënoi golin e katërt ndërsa nje minute nga fundi i ndeshjes sigloi shifrat 5-0. Nje tjetër fitore ne fushën kundërshtare u arrit nga Borusia Monchengladbah 3-1 ne Berne ndaj Jang Bojs. Gjermanet e mbyllen pjesën e pare ne avantazh fale golit te Rafael, por vendasit barazuan me fillimin e te dyte me Sulejmanin. Ne minutën e 67, Han kaloi përsëri ne epërsi Borusian, ndërsa dy minuta me vone shpresat zviceraneve per te mare nje rezultat pozitiv u shuan përfundimisht pas autogolit te Rochat. Ne Kopenhagen vendasit me te njëjtin emër arritën nje rezultat minimal 1-0 ndaj Apoel Nikosia fale golit te Pavlovic. Barazime me te njëjtin rezultat 1-1 ne dy takimet e fundit Ajaks – Rostov dhe Dinamo Zagreb – Salcburg. Ne Amsterdam Arena ishin te paret ruset qe kaluan ne avantazh me Noboa përpara se vendasit te barazonin shifrat me Claasen N. Edhe ne Maksimir avantazhi u takoi miqve me Lazaro, ndërsa kroatet gjeten barazimin me Rog nga pika e bardhe e penalltisë. Keto takime te apasionuarit e turneut prestigjioz patën mundësi t’i ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *