Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se rritja e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti. Këtë e bëri të ditur gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës, ku bashkë me të ishte edhe ministrja Elisa Spiropali.

Pavarësisht situatës së epidemisë, Manastirliu tha se nuk është ndalur puna për investimet në shëndetësi dhe qendra shëndetësore 24 orëshe në Rogozhinë.

“40 qendra shëndetësore dhe ambulanca rehabilituam në 2 vite vetëm në qarkun e Tiranës”, tha Manastirliu.

Ajo theksoi se nëpërmjet dy instrumenteve portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe “Mjekë për Shqipërinë” ka vijuar pa u ndalur edhe fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokracisë dhe transparencës.

“Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparencë në këto dy vite”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *