Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar sot në rrjetet sociale një histori të veçantë të stafit të Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, që ka surprizuar një djalë të vogël 7-vjeçar, pasi përfundoi seancën e fundit të radioterapisë.

 

Statusi i plotë i Ministres Ogerta Manastirliu:
😍Emocion i papërshkruar për Dionisin e vogël, i cili sapo përfundoi me sukses seancën e fundit të radioterapisë, u surprizua nga stafi i Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, me një dhuratë që e ëndërronte ⚽️ një top me firmën e Cristiano Ronaldos CR7.

Emocion i veçantë dhe për super ekipin e drejtuar nga dr. Orges Spahiu për përfundimin me sukses të trajtimit të Dionisit me teknologjinë më të avancuar përmes akseleratorit linear, të cilët japin jo vetëm më të mirën për trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike por edhe përkujdes e dashuri të pakursyer, si në një familje♥️

Shërim të shpejtë Dionis dhe kthim të shpejtë mes shokësh në shkollë🙏🏼

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *