Subscribe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka mohuar rezultatin zhgënjyes të rreth 6 mijë nxënësve 15 vjeçarë në testimin ndërkombëtar PISA 2022 me argumentin se ka munguar angazhimi i duhur për këtë provim dhe të dhënat nuk janë përfaqësuese.

“Vlerësimet, edhe ato ndërkombëtare sikurëse është PISA, të munden të na japin një pasqyrë dhe panoramë reale të cilat të mos penalizohen nga mungesa e angazhimit. Të vetëdijësohemi për nevojën që ka për të ditur të vërtetën. Por duhet edhe parapërgatitje sepse sistemi shqiptar i arsimit nuk është i njëjtë me sistemet e tjera”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, për herë të parë këtë vit, edhe mësuesit do të bëhen pjesë e testimit ndërkombëtar TALIS, që do të zhvillohet në muajin prill.

“Ka filluar puna për testimin e 4 mijë mësuesve në prill të këtij viti. Pëfshihemi për herë të parë në këtë vlerësim ndërkombëtar. Një sfidë më shumë. Qëllimi ynë është rritja e cilësisë në arsim. TALIS do të na sigurojë një informacion të vlefshëm për të përcaktuar politika të reja dhe për të ridimensionuar programet.”

Sa i takon përmirësimit të cilësisë në arsim, ministrja Manastirliu bëri të ditur se do të nisë një reformë për rishikimin dhe modernizimin e kurrikulave shkollore. Duke nisur nga ky muaj, 4 mijë mësues do të bëhen pjesë e programit kombëtar për zhvillimin profesional që synon trajnimin e tyre të vazhdueshëm.  /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *