Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur...

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

Manastirliu me pedagogë të Mjekësisë: Hapet dega e re e specializimit ‘Infermieri në Familje’, rriten kuotat për mjekë dhe infermierë

7 Mars 15:18

Në Ditën e Mësuesit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ka bërë me dije çeljen e programit të ri të masterit ‘Infermieri në Familje’.

Manastirliu tha se infermierët e parë të specializuar në këtë degë do të diplomohen këtë vit, teksa theksoi se ky specialitet, do të jetë shumë i kërkuar në shërbime, jo vetëm në parësore e spitalore, por edhe në qendrat e kujdesit social, në përgjigje të stratëgjisë së Ministrisë së Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore.

“Kemi një strategji shumë ambicioze, e cila ka në thelb të saj krijimin e qendrave të ekselencës së mjekësisë familjare. Qendra të cilat në rimodelimin që ne jemi duke bërë për kujdesin parësor, nuk mundet dot të përmbushnim të gjitha ato objektiva, nëse nuk do të kishim edhe rolin e ri të profesionistit, pikërisht të infermierit në familje. Ka një element të veçantë ky master i ri që po hapet “Infermieri në Familje”, pavarësisht faktit se do të ketë një bërthamë të parë që në dukje është e vogël si numër, pra janë 20 studentë që futen në këtë master të pare, por i hapet rruga zgjerimit të kuotave përsa i përket këtij programi studimesh dhe pse jo hapjes së programeve të reja të studimeve në këtë fakultet të rëndësishëm, edhe për t’iu përshtatur nevojave të kohës”, deklaroi Manastirliu.

Duke folur për burimet njerëzore në Shëndetësi, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh, se së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë dhe me dekanët, do të konkretizohet një marrëveshje shumë e rëndësishme, e cila i hap rrugën rritjes së 100 kuotave për profesionistët e shëndetit.

“Fakti që duke filluar nga viti i ri akademik, 2022-2023 ne do të rrisim me 100 kuota të reja, kuotat tek Mjekësia dhe jemi duke negociuar gjithashtu për 50 kuota në Universitetin e Durrësit, do të thotë që po bëjmë një hap përpara drejt plotësimit të mëtejshëm të nevojave të vendit me profesionistë të mjekësisë. Por gjithashtu edhe sa i përket Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, synojmë gjithashtu të shtojmë kuotat për vitin e ri akademik me 100 kuota shtesë për degën e Infermierisë”, tha Manastirliu.

Pas ceremonisë së lançimit të programit të ri të Masterit, merrte pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrien Maitre, i cili u shpreh se mbështetja nga qeveria zviceriane e këtij programi të ri të masterit për infermierët, është pjesë e kontributit për të ndërtuar institucione të forta dhe efektive në Shqipëri.

Pas ceremonisë së lancimit të programit të ri të masterit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka parë nga afër laboratorin e ri të bio-simulimit klinik në QSUT, një qendër e cila do të mbështesë jo vetëm kërkimin shkencor, edukimin, por gjithashtu do të rrisë akoma më shumë bashkëpunimin edhe me qendrat simotra të vendeve europiane.

“Kjo në fakt ka qenë një kërkesë për të partur një laborator, kjo edhe në kuadër të paktit për universitetin, kemi patur një mbështetje për mjekësinë, tashmë edhe një mbështetje për infermierinë. Eshtë fantastike praktika që mund të bëhet këtu, të mësosh duke qënë në klasë, këto janë aparatura të sofistikuara dhe kjo bën diferencën”, tha Manastirliu.
Në Ditën e Mësuesit, Manastirliu ka ururar nga afër pedagogë të fakultetit të Mjekësisë dhe të Infermierisë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për punën e tyre të çmuar.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Infermieri Manastirliu Mjekësi

Nga e njëjta kategori

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga operacioni i policisë

më shumë...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për marrdhëniet me liderët botërorë dhe politikën

më shumë...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një makine në lëvizje! Policia në ndjekje të autorit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:53

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon...

10:47

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama...

10:13

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin...

9:57

Të shtëna me armë pranë Urës së...

9:40

Shpërthim në një bar në Moskë, tre...

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

Më të klikuarat

  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • Zjarr në dy banesa në Berat, flakët rrezikuan një objekt mon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.