E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manastirliu me Komitetin Teknik: Do të vlerësoj masat antiCovid

Ministrja Manastirliu pati një takim me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

 

 

Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron. Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit, shkruan Ministrja pas takimit me Komitetin.

Reklamë

 

 

Prej datës 4 Janar në Shqiperi ka hyrë në fuqi vendimi për vaksinim me detyrim për punonjësit e supermarketeve, qëndrave tregtare dhe administratën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë