E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manastirliu inspekton spitalin e Vlorës: Fuqizojmë terapinë intensive, përgatitemi për çdo situatë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive në spitalet rajonale dhe universitare, ka inspektuar spitalin rajonal të Vlorës.


“Në fokus të punës tonë është fuqizimi i shërbimeve në spitalet rajonale, me synimin për të ofruar shërbime cilësore afër vendbanimit, por veçanërisht në këtë situatë të epidemisë COVID-19 jemi duke forcuar kapacitetet në të gjithë spitalet universitare dhe rajonale, sa i përket rrjetit të terapisë intensive”, – tha Manastirliu.


Pas spitaleve rajonale në Durrës, Elbasan, Shkodër, edhe në Vlorë janë instaluar pajisjet moderne të reanimacionit, duke filluar nga shtretërit, respiratorët, aspiratorë, shiringa elektrike, pompat e infuzionit dhe një set i plotë i pajisjeve të nevojshme jetëshpëtuese.


Përveç fuqizimit me aparatura, spitali rajonal i Vlorës do të ketë këtë vit një investim tërësor për reanimacionin.

Reklamë


“Spitali Rajonal i Vlorës do të jetë një ndër spitalet që do të mbështetet nga qeveria shqiptare nëpërmjet fondeve të alokuara në kuadër të luftës kundër COVID-19 për fuqizimin e terapisë intensive. Brenda vitit do të kemi një reanimacion të ri sipas standarteve bashkëkohore, për të ofruar shërbime më cilësore dhe me dyfishin e kapaciteteve, që do të mbulojnë zonën e jugut, që i shërben gjithashtu edhe turistëve e pushuesve gjatë sezonit turistik”, tha Manastirliu.


Ministrja Manastirliu u shpreh nga spitali i Vlorës se po merren masat për t’u përgatitur për çdo situatë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë