Subscribe

Ministrja Manastirliu teksa bëri publike vendimet e komitetit te eksperteve për ndryshimin e orës policores dhe procesin mësimor, bëri edhe një pasqyre të situatës në vend,

Ajo tha se aktualisht gjendemi në një moment sa delikat dhe të rëndësishëm.

Manastirliu deklaroi se ka dyshime të arsyeshme për praninë e mutacioneve të reja të virusit, që sipas ministres mund të ndikuar edhe në një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë.

 

Jemi në një situatë kur, me gjasë prej këtyre mutacioneve, kemi një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë.Jemi në një kohë kur, kushtet atmosferike – jemi në mes të dimrit – e bëjnë edhe më të pafavorshme situatën.

 

Ministrja e Shëndetesisë tha se mosha e të infektuarve është ulur ndërsa është rritur ndjeshëm numri I të shtruarve në spitale.

 

 

Jemi në një situatë kur, kemi shtim të numrit te infektimeve, kemi ulje të moshës së të prekurve si rrjedhoje dhe e relaksimit të sjelljes pas festave të fundvitit dhe periudhës më pas, ndaj si pasojë e çfarë përmenda më sipër kemi një shtim të ndjeshëm të misioneve të Urgjencës Kombëtare, të misioneve në banesë dhe transferimeve në spitale. Kjo situatë është shoqëruar dhe shtim të shtrimeve në spitale dhe rritje të numrit të pacienteve në terapitë intensive.

 

Manastirliu shton se dy javët e ardhshme janë vendimtar e se zbatimi i masave në dy javët e ardhshme, do të vendosë nëse do të ketë shtrëngim të mëtejshëm të masae, apo do të kemi lehtësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *