Pavarësisht uljes së kurbës epidemike, ministrja Ogerta Manastirliu dhe mjeku Tritan Kalo kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar.

 

Në videon e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Kalo apelon për zbatim të rregullave anticovid dhe vaksinim të qytetarëve, ndërsa e konsideron situatën aktualet si “bishtin e pandemisë”.

 

“Jemi në kohën kur ka shtrirje të pandemisë, ajo që quhet “bishti i pandemisë” i cili jep shtrirje të numrit të rasteve ose mund të jetë dy-trefishimi i saj por me ulje të agresivitetit. Dhe kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë deri sa pandemia të transformohet në endemic”, theksoi Kalo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *