Manastirliu deklaroi nga nga Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë se 1.2 milard lekë janë vendosur për rimbusimin e trajtimit ambulator në banesë, që janë një mbështetje direkte për qytetarët, që do të përfitojnë paketën bazë të trajtimit për simptomat e COVID19, sipas udhëzimit të rifreskuar të mjekëve të familjes, të miratuar nga komiteti teknik i ekspertëve.

 

“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti I shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që ështe edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

 

 

Ministrja e Shëndetësisë ka nënvizuar rëndësinë e kontaktit me mjekun e familjes për trajtimin e COVID19 në banesë dhe ju ka bërë thirrje qyetarëve të lidhen me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për të shmangur keqinformimet apo trajtimet e gabuara.

 

“Një thirrje për të gjithë qytetarët, komunikoni direkt me mjekun e familjes. Nëse ende nuk jeni njohur me mjekun tuaj të familjes, një telefonatë tek 0800 40 40. Lutem shumë qytetarëve, po dhe ju si mjek familjeje duhet të bëni një punë shumë të madhe. Nuk vlejnë recetat e whatssup-it, lidhuni me mjekun tuaj”, tha Manastirliu.

 

Gjatë takimit me mjekë në qendrën shëndetësore nr. 4 në Tiranë, Ministrja Manastirliu tha se buxheti 2021 ka një financim historik për Shëndetësinë, me rritje 23 % më shumë se vitin 2020.

 

Në kuadër të planit për përballimin e situatës vjeshtë-dimrin, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon vaksinimi ndaj gripit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, sipas planifikimi të Instituit të Shëndetit Publik. “Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *