Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri publike shifrat e personelit mjekësor që deri tani ka përfituar bonusin e premtuar nga qeveria sepse shërbejnë në vijën e parë të luftës.

 

Gjatë një konference të përbashkët me Drejtorin e OBSH për Evropën, Manastirliu tha se për asnjë moment nuk ka munguar mbështetja për mjekët e infermierët.

 

“Ky moment nuk është aspak i lehtë. Kemi marrë masa për t’ia dalë së bashku me durim, solidaritet dhe kurajo. Solidariteti është filli që na bashkon. Prej ditës së parë jemi angazhuar në përputhje me OBSH, për mjekët dhe infermierët, stafet mjekësore që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, kemi siguruar që prej dita e parë të gjitha mjetet mbrojtëse dhe mbështetjen financiare, 550 mjekë, 134 epidemiologë, mbi 700 punonjës shërbimesh janë mbështetur me bonusin social. Detyra jonë është të kujdesemi dhe për të gjitha ata që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, përtej gjithë punës që po bëhet.”

 

Ministrja Manastirliu tha se testimet janë katërfishuar dhe 550 shtretër janë vënë në dispozicion për të infektuarit që kanë nevojë të shtrohen në spitale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *