Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2025
Vizion fokus

“URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit, ja...

Trump nënshkruan dekretin që synon ringjalljen e industrisë bërthamore

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona të plagosur

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje...

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare dënohet...

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit, ja çmimi

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën anëtarët e...

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga paga dhe...

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia

Mamografia e lëvizshme në Fishtë / Apeli i ministres Koçiu: Kryeni kontrollet periodike dhe ndërgjegjësoni sa më shumë vajza e gra

13 Tetor 15:34

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mundësoi që për herë të parë shërbimi i mamografisë së lëvizshme të shkojë pranë vajzave dhe grave në Fishtë të Lezhës, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu apeluan gratë dhe vajzat që të kryejnë ekzaminimet jo vetëm gjatë tetorit rozë, por edhe në muajt në vazhdim.

 

Ministrja Koçiu vlerësoi kontributin e grave për zhvillimin e zonës ku ato jetojnë, sakrificat për familjet e tyre ndërsa nënvizoi se qëllimi kryesor është që kjo iniciativë të shtrihet edhe në zona të tjera rurale, aty ky gratë kanë akses më të ulët për këtë shërbim, për shkak edhe të angazhimit të pandërprerë që vajzat dhe gratë u kushtojnë punëve të përditshme.

 

 

Vetëm 15 km larg qyteti i Lezhës, Fishta është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer në çdo stinë të vitit dhe kontributi i grave është dyfishuar.

 

Ministrja Koçiu vuri në dukje se gratë e kësaj zone janë jashtëzakonisht të ngarkuara në këtë komunitet nisur edhe nga fluksi i turistëve pothuajse gjatë gjithë vitit dhe shpesh i neglizhojnë kontrollet e domosdoshme shëndetësore.

 

Në krah të vajzave dhe grave, ministrja apeloi që të marrin vetëm disa minuta nga dita e ngarkuar dhe të bëjnë kontrollet periodike të shëndetit.

 

Ajo u shpreh se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit që për fat të keq është shumë e përhapur dhe po përhapet gjithmonë edhe më shumë.

 

Ministrja Koçiu shtoi se kjo sëmundje ndonëse ka fatalitet të lartë, për fat të mirë nëse diagnostikohet në kohë është plotësisht e kurueshme.

 

“Prandaj edhe ne duam shumë që t’i japim mundësinë çdo gruaje që nuk ka mundësi. Prandaj ka rëndësi që ta ngremë zërin dhe gjithë motrat, miket tuaja, shoqet, nënat t’i bëni bashkë dhe t’i kujtoni vazhdimisht që është shumë e rëndësishme që të bëjnë kontrollin periodik të gjirit sepse kështu mund të shpëtojmë jetë. Vetëm kështu ne mund ta parandalojmë në kohë edhe të dianostikohemi herët dhe falë mjekëve dhe gjithë pajisjeve që kemi vënë në dispozicion, në këtë rast konkret mamografitë lëvizëse, të bëjmë të mundur evidentimin e hershëm të kësaj sëmundjeje dhe ta kurojmë në kohë”, nënvizoi ministrja.

 

Ai theksoi rëndësinë e kryerjes në kohë të ekzaminimeve pasi nëse kapet në kohë mund të shërohet.

 

“Mamografia është falas, është e lëvizshme ju vjen këtu vetëm me u lidh me gjithë ekipin mjekësor kështu që gjithçka është në dispozicion”, u shpreh ai.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Mamografi MSH tetori roze

Nga e njëjta kategori

Frederik Ndoci përlot me historinë dramatike të jetës, AGAI i rikthen buzëqeshjen me një surprizë nostalgjie

më shumë...

“URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit, ja masat

më shumë...

LIVE/ Surpriza dhe largime, ndiqni FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje me grupin kriminal”, zbardhet dëshmia e Tragajt para gjykatës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:23

Frederik Ndoci përlot me historinë dramatike të...

9:46

Andueli apo Frederiku, kush eliminohet sonte? Ja...

9:26

Luana Vjollca vjen me një paralajmërim të...

9:16

“URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të...

9:07

“Dhurata” e Zhakut për Luanën shkakton të...

9:00

LIVE/ Surpriza dhe largime, ndiqni FERMA VIP...

8:43

Trump nënshkruan dekretin që synon ringjalljen e...

8:21

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar

7:34

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona...

7:30

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk...

7:16

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja...

6:59

Këto do të jenë shenjat më me...

6:43

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika...

6:19

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit,...

5:37

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën...

5:27

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga...

5:19

Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat...

5:13

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia

5:10

“DOSJA URA”/ Si grupi shqiptar trafikoi kokainë...

4:44

Truri i trafikut të drogës, “Visi i...

Më të klikuarat

  • “Dje mu ngjall shpresa”, nëna e Artan Lames rrëq...
  • Vrasja e Ilaria Sulës merr një kthesë tjetër, zbulimi i mash...
  • Kapet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi, 41-vjeçari...
  • Bie aksidentalisht nga kati i tretë 2-vjeçari në Rinas
  • Truri i trafikut të drogës, “Visi i Pojës!/ Si trafikoi nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services