Subscribe

Te gjitha vajzat dhe gratë qe vuajne dënimin ne burgjet shqiptare do përfitojnë kontroll falas per kancerin e gjirit. Dy ministre, ajo e shendetesise Ogerta Manastirliu dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar institucionin e vuajtjes së dënimit, ku është ofruar shërbimin e mamografisë falas për gratë e dënuara.

 

Ogerta Manastirliu: Jemi këtu për të siguruar që çdo grua kudo ku ajo ndodhet të kryejë mamografinë falas si e vetmja mënyrë për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit. Ashtu siç kryen kontrollin mjekësor bazë, edhe shërbimi i mamografisë do të ofrohet në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit.

 

EtiIda Gjonaj: Ministria e Drejtësisë i është bashkuar fushatës që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur për të kryer mamografinë falas në të gjithë vendin kudo ku ndodhen të dënuara ose jo. Janë 30 gra të dënuara dhe të paraburgosura që do t’i nënshtrohen kontrollit të gjirit.

 

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit per luftën kundër kancerit te gjirit dhe gjate kësaj periudhe përveç 12 spitaleve, shërbimi ofrohet falas përmes mamografeve të lëvizshëm edhe në zonat e thella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *